Telegrafi

FMN paralajmëron Serbinë: Ul deficitin

Bogdan Lusovolik, drejtor i FMN-së për Serbinë, deklaroi pak ditë me parë se qeveria duhet të krijojë një fond të bollshëm kontingjence për të shmangur rrezikun e rritjes së deficitit. FMN i premtoi Serbisë 3 miliardë euro kredi në maj, në këmbim të shpenzimeve buxhetore të logjikshme.

“Pa masa korrektuese, ne nuk mund të vazhdojmë me disbursimin e kredisë sipas planit”, dha Lusovolik.

Qeveria e Serbisë duket se ka hequr dorë nga programi për deficit prej 3 për qind të PBB-se, siç pati rënë dakord me FMN-në.

Tani Beogradi thotë se deficiti do të arrije në 4 për qind. Serbia ka ndaluar rritjen e pagave, si dhe ka rritur taksat mbi të ardhurat, akcizën mbi karburantët, gjithashtu dhe taksat mbi telefoninë celulare.

FMN ka kërkuar mes të tjerave edhe rritje të Tatimit Mbi Vlerën e Shtuar. Qeveria serbe njihet si më spekulantja në Evropen Lindore për sa i përket rritjes se shpenzimeve buxhetore për efekt politik.

Gjatë viteve të fundit, zgjedhjet e panumërta parlamentare janë shoqëruar vazhdimisht me rritje bujare pagash, ndërsa qytetarët e kanë paguar bujarinë me rritje të shpejtë të inflacionit. FMN i lufton këto praktika. /Telegrafi/tch/