Telegrafi

FMN, paralajmëron rrezikun e infektimit të Eurozonës

Vendet me probleme të borxhit duhet të ndërmarrin reforma të rrepta, për të parandaluar përhapjen e krizës, deklaron FMN. Organizata globale për stabilitetin financiar i ka kërkuar edhe Bankës Qendrore Europiane të mos rrisë më normat e interesit.

Vendeve anëtare të bllokut nga ana tjetër, i bëhet thirrje të forcojnë bankat që kanë nevojë për më shumë likuiditet, për të shmangur një tjetër krizë. /Telegrafi/