Telegrafi

FMN paralajmëroi për përhapjen e krizës

Rreziku i një infektimi ende nuk është kapërcyer, tha Strauss-Kahn për gazetën franceze" Le Parisien". Por ai tha se nuk sheh rrezik për shtetet si Franca, ose Gjermania.

Edhe qeveria finlandeze paralajmëron për një zgjerim të krizës në vende si Spanja dhe Portugalia.

Ekonomitë janë të lidhura aq shumë me njëra-tjetrën, saqë problemet nga një vend mund të përhapen në një vend tjetër, tha ministri i Financave Jyrki Katainen në televizionin finalandez MTV 3.

Këtë e hodhi poshtë zevëndës-kryeministrja e Spanjës Maria Teresa Fernandez de la Vega. Spanja do të arrijë të përballojë objektivat për deficitin e saj, tha ajo për agjencinë e lajmeve Reuters.