Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk imponon zgjidhje për problemin e shfaqur me veteranët e Luftës. Është Qeveria e Kosovës ajo që duhet të gjejë një zgjidhje që është e besueshme e që bart mbështetje të gjerë politike.
Kjo është përgjigje e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhënë për Tribuna Channel. Tutje, në këtë përgjigje së thuhet se është e rëndësishme për Kosovën që të ruajë financat publike dhe të lë hapësirë për shpenzime prioritare.