Site icon Telegrafi

FMN: Në Maqedoni ka hapësirë për paga më të larta në sektorin publik, kujdes me inflacionin

Vazhdon rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë së Veriut, me rritje reale të BPV-së projektuar në 2.1% këtë vit, kurse 3.4% në vitin 2024.

Këtë vit, çmimet e konsumit pritet të rriten mesatarisht për 9.2%, kurse deri në vitin 2024 të kthehen në 2% – thuhet në gjetjet preliminale të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili nga 5 deri më 9 qershor qëndroi në vend.

“Vonesa e miratimit të reformave në politikën tatimore dhe tatimin solidar mund t`i kompromitojnë të ardhurat e taksave dhe t`i cenojnë harxhimet prioritare. Reforma tatimore duhet të miratohet pa anulime. Përpjekjet për përmirësimin e pagesës së tatimeve duhet të mirëmbahet dhe të përshpejtohet”, tha Zhak Manijane – shef i misionit të FMN-së.

Duke marrë parasysh se vitet e fundit, rritja e çmimeve të konsumit të gjerë zvogëloi fuqinë blerëse të qytetarëve FMN-ja vlerëson se është e kuptueshme që punonjësit në sektorin publik kërkojnë paga më të larta.

“Tashmë ka hapësirë që buxheti të adaptohet për rritjen e pagave për rreth 10%, njëjtë sikurse shkalla e projektuar e inflacionit për 2023, duke llogaritur edhe harmonizimin e pagës minimale këtë vit. Gjithçka mbi këtë shifër do të krijonte ngarkesë të madhe dhe të përhershme të buxhetit. Rritja e madhe e pagave, gjithashtu, sjell rrezikun që inflacioni i lartë i përkohshëm të shndërrohet në inflacion të lartë të përhershëm”, tha Zhak Manijane – shef i misionit të FMN-së.

FMN-ja thotë se edhe pse rritja e tarifave për energjinë elektrike asnjëherë nuk është e lehtë, do të jetë e rëndësishme të vazhdohet me reformat që gradualisht do t`i heqin subvencionet dhe do ta përforcojnë efikasitetin energjetik.

“Konteksti aktual i çmimeve më të ulëta ndërkombëtare të energjisë jep mundësi për vazhdimin e reformave. Mbështetja për llogaritë për energjinë elektrike duhet të drejtohet te amvisëritë më të varfër, në vend që të shfrytëzohet për më shumë amvisëri, siç është momentalisht”, thonë nga FMN-ja.

Në gjetjet preliminare potencohet se reformat strukturore dhe institucionale janë vendimtare për gjasat e aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe duhet të përshpejtohen që të forcohen gjasat për afrimin e vendit drejt të ardhurave të BE-së në planin afatmesëm.

Lidhur me projektin e Korridorit 8 dhe 10D, nga FMN-ja potnecojnë se ende janë duke i vlerësuar implikimet ndaj financave publike./KlanM/

Exit mobile version