Telegrafi

FMN mund t’i ofrojë Serbisë 1.4 miliard dollarë kredi

 Albert Jeger i tha revistës serbe Ekonomist se hollësitë janë akoma duke u diskutuar, por se kredia do të jepej për një vit e gjysmë. Fondet mund të jenë gati për Serbinë në fund të shtatorit.

Zyrtarët serbë thonë se nuk planifikojnë t’i përdorin këto para nëse nuk ka krizë ekonomike. Jeger theksoi se paratë do të përdoreshin për të ndihmuar në mbulimin e buxheteve të vitit të ardhshëm dhe të 2013-ës.

Misioni i FMN-së e ka diskutuar marrëveshjen me zyrtarët në Beograd që nga fillimi i javës. Zyrtarët serbë thonë se po kërkojnë ndihmë nga FMN-ja në krijimin e një programi të reformës fiskale dhe në përmirësimin e kushteve për investime.
Serbia po përpiqet të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/