int(1) FMN me raport dramatik për Italinë - Telegrafi
Site icon Telegrafi

FMN me raport dramatik për Italinë

Fondi Ndërkombëtar Monetar (FMN) ka prezantuar raportin mbi situatën ekonomike të vendeve të Eurozonës.
Në bazë të monitorimit vjetor të të gjitha parametrave ekonomike, FMN ka arritur ë konkluzionin se Italisë do t’i duhen 20 vjet për t’u rikthyer në nivelin ekonomik të para nisjes së krizës financiare.
Aktualisht Italia po del nga tuneli i errët i krizës ekonomike, niveli i lartë i papunësisë mbetet një nga çështjet më problematike të ekonomisë. Do të duhen të paktën dy dekada për t’u rikthyer në nivelet e punësimit të krahasueshme me periudhën e para krizës.

Papunësia vazhdon të jetë mjaft e lartë, sidomos në grupmoshat e reja, duke kapërcyer momentalisht koeficientin e saj me periudhën më të keqe të krizës ekonomike, nën rrezikun e dëmtimit të kapitalit njerëzore duke i lënë vend krijimit të një brezi të humbur.

Prej vitit 2007 deri në gjashtëmujorin e parë të 2015 në Italia janë humbur rreth 932 mijë vende pune. Rajonet më të goditura nga kjo problematikë janë në jug të Italisë Sicilia, Pulia e Kampania.

Rekomandimet e FMN për Italinë- Fondi Ndërkombëtar Monetar ka dhënë 5 rekomandime kryesore për qeverinë e Kryeministrit Renzi për të ndihmuar në përmirësimin e përshpejtimin e procesit të rimëkëmbjes ekonomike në vend.

1- Adoptimi e realizimi i reformës së planifikuar në administratën publike. Kjo reformë duhet të trajtoj dhe administrimin e burimeve njerëzorë, të domosdoshme për zhbllokimin e prodhimit ekonomik në vend.

2- Masa të mëtejshme për të përmirësuar efikasitetin e drejtësisë civile.

3- Reformimin në sistemin e punës, bazuar në një masa efikase e një skemë universale studimi, kërkimi e trajnimi të punonjësve.

4- Decentralizimi i sistemit të pagave për të lejuar më shumë fleksibilitet në sistemin e kontratave kombëtare.

5- Nisja e shpejtë e zbatimi i ligjit vjetor mbi konkurrencën për të përballuar pengesat rregulluese në tregun e shitjes me pakicë dhe në fushën e transportit.

Ndaj raportit të FMN-së ka reaguar dhe Ministria e Ekonomisë dhe e Financave të Italisë.
Sipas saj analiza e FMN është e bazuar në një metodologji që nuk merr parasysh reformat strukturore që janë aktivizuar. /Telegrafi/

Exit mobile version