Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka pritur në takim ekspertin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Carsten Bendix, i cili gjatë muajit prill do ta mbështes Agjencinë në fushën e menaxhimit të rrezikut.
Gjatë takimit drejtori Murtezaj foli për mbështetjen e deritanishme dhe potencoi nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Ai mes tjerash nënvizoj se ATK ka nevojë që të rris kapacitetet e saj në disa fusha të caktuar, të cilat kanë rol kyç në realizimin e objektivave të përcaktuara dhe një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet fushës se menaxhimit te rrezikut. /Telegrafi/