Telegrafi

FMN: Maqedonia rritje të BPV gjatë 2011

Në mesin e vendeve të Ballkanit, rritje më të madhe ekonomike nga 3.3 për qind do të realizojë Shqipëria, ndërsa Serbia gjithashtu pritet të ketë një ekspansion prej 3 për qind.

Kroacia gjatë vitit 2011 do të ketë rritje ekonomike prej vetëm 1.3 për qind, derisa vitin e kaluar shënoi rënie prej 1.4 për qind. Sllovenia do të jetë vendi i BE i cili do të ketë një rritje të ulët graduale deri në 2 për qind.

Sa i përket shkallës së inflacionit, ekspertë të FMN-së parashikojnë se në Maqedoni këtë vit inflacioni do të jetë 5.2 për qind, derisa inflacioni më i lartë gjatë këtij viti do të regjistrohet në Serbi me 9.9 për qind. /INA/Telegrafi/