Telegrafi

FMN lëshon letra me vlerë

Skema e re për grumbullimin e parave është miratuar, pasi që FMN-ja në mënyrë dramatike intensifikoi angazhimin e vet në rolin e huadhënësit shpëtimtar në periudhën e krizës globale financiare, e cila shtyri botën në recesion të thellë.

Kina tashmë lajmëroi se planifikon të investojë në letrat me vlerë të FMN-së 50 miliardë dollarë, përderisa Rusia dhe Brazili premtuan nga 10 miliardë dollarë.

Drejtori ekzekutiv i FMN-së, Dominique Strauss Kahn, theksoi se letrat e reja me vlerë do të jenë "investim i sigurtë".

Letra me vlerë do të lëshohet në valutë të FMN-së, e cila mbështetet në shportë valutash, të përbërë nga dollari, euro, jeni dhe paundi, me të drejta të posaçme për tërheqje.

Afati maksimal për dorëzimin e këtyre letrave me vlerë do të arrijë pesë vjet.