Telegrafi

FMN lejon këstin e parë për Greqinë, Merkel optimiste

Drejtoresha e FMN-së, Christin Lagarde, deklaroi pas vendimit të bordit, “Greqia ka bërë progres dhe është në rrugën e duhur, por shtoi se qeveria greke duhet të zbatojë planet për privatizimet" dhe paralajmëroi se do të merren masa të reja, nëse nuk bëhet ajo që duhet në Greqi.

Optimiste është shfaqur edhe kancelaria gjermane Angela Merkel, për ecurinë e Greqisë, Portugalisë dhe Irlandës.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Muenchner Merkur”, kancelaria pranon se Gjermania “si një vend i eksportit, ka korrur përfitimet më të shumta nga monedha e përbashkët dhe vepron për të mbrojtur interesat e saj”.

Merkel thekson se “është e rëndësishme që Gjermania të mos ndërmarrë borxhet e vendeve që kanë probleme, sepse në këtë rast, këto vende do të humbisni nxitjen për të ndjekur rrugën e shkurtimeve”. “Çdo vend duhet së pari të bëjë detyrën e tij, pastaj të presë solidaritet nga vendet e tjera”, tha ajo.

Kancelaria gjermane vëren se “pavarësisht se kriza nuk ka kaluar, rreziku i rënies së përgjithshme të euros është shmangur”, duke shtuar se euro është më shumë se një monedhë, është një projekt politik, që integron ecurinë e konvergjencës së BE. /Telegrafi/