Telegrafi

FMN: Kriza tash do godasë vendet e varfëra

Drejtori i FMN, Dominique Strauss-Kahn, ka thënë se pas goditjes që pësuan ekonomitë e zhvilluara dhe ekonomitë në zhvillim, "vala e tretë" e krizës globale finansiare tash po i godet vendet më të varfëra dhe më të ndjeshme të botës.

Strauss-Kahn tha se është i shqetësuar nga mundësia e një krize humanitare që mund t’i godasë fëmijët e varfër, nëqoftëse programet e mirëqenies sociale ndërpriten për shkak të krizës ekonomike.