Telegrafi

FMN: Kriza financiare më pak e dëmshme

FMN thotë se kjo mund të jetë për shkak të rritjes së konfidencës në ekonominë botërore.

Në raportin më të fundit, FMN sugjeron se humbjet që ju shkaktuan bankave dhe institucioneve të tjera financiare tani kanë arritur në 3 pikë 4 trilion dollarë.

Por raporti paralajmëron se ringjallja ekonomike do të jetë e ngadalshme ndërsa bankat vazhdojnë t’i riparojnë financat e tyre.

Korrespondenti i BBC-së për çështje ekonomike thotë se kjo do të thotë se bankat do të vazhdojnë të mos jenë të gatshme që të ofrojnë më shumë kredi për konsumatorët e saj. /bbc/