Site icon Telegrafi

FMN kritikon Eurozonën

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar një raport për Eurozonën, duke vënë theksin se i mungon arkitekturës ekonomike europiane. Sipas FMN-së, dy të tretat e vendeve të Eurozonës shkelin rregullat.

Ky institucion paralajmëron Eurozonën se, Pakti i Stabiliteti nuk është aspak i besueshëm. Vendet e rajonit i shkelin rregullat e këtij pakti në mënyrë sistematike, citohet në këtë raport. Objektivat fiskale, sidomos në terma afat-mesëm, thyhen thuajse gjithmonë, dhe kjo ka ndodhur çdo vit, që prej 2002, për dy të tretat e vendeve anëtare.

Madje, Fondi Monetar Ndërkombëtar shkon edhe më tej, duke nënvizuar se, respektimi i rregullave është përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme gjatë viteve të fundit, sidomos pas krizës së viteve 2008-2009.

Sipas publikimit të FMN-së, 90 për qind e vendeve anëtare kanë shkelur objektivat fiskale afat-mesëm; atë të tavanit të borxhit prej 50 për qind, atë të deficitit, etj. Norma e vendeve anëtare me një nivel borxhi publik në mbi 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto është rritur nga 35 për qind në vitin 1999, në 75 për qind në vitin 2015. Fondi sugjeron një reformë rrënjësore bilanci. /Telegrafi/

Exit mobile version