Telegrafi

FMN kërkon rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Maqedoni

"Ne vërtetë kemi fat që shpenzimet për prodhimin e energjisë elektrike në vend I kemi të ulta, pra nën 30 eurocent – për 1 kilovat/orë. Pjesa e energjisë e cila vjen nga importi është rritur për 30 %, gjë që ndikon në shpenzimet e përgjithshme të MEPSO-s dhe ELEM-it.

Me FMN-në nuk përjashtojmë mundësinë të diskutojmë edhe për energjetikën dhe çmimin e saj" tha ministri Sllaveski.

Sllaveski tha se rritja ekonomike, inflacioni, deficiti tregtar dhe energjetika kanë qenë temat kryesore për të cilat është interesuar shefi i misionit të FMN-së.

"Kemi biseduar për shumë tema në mesin e të cilave janë rritja e GDP-së, rritja e prodhimtarisë industriale dhe disa sfida të cilat janë para Qeverisë në muajt e ardhshëm".

FMN-ja prej Qeverisë së re kërkon të bëjë reforma në sektorin energjetik me qëllim që të ulë deficitin tregtar. /Alsat/