Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka bërë thirrje Britanisë dhe Bashkimit Europian të reduktojnë rreziqet pas referendumit në Britani për tu larguar nga BE-ja.
Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde ka thënë të hënën se FMN-ja shpreson se procesi i tranzicionit do të zhvillohet në mënyrë efikase dhe të parashikueshme, për të shmangur pasiguritë.
Tregjet globale pësuan tronditje të premten, një ditë pas votimit për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.
Britania duhet të negociojë tani kushtet e daljes së saj, si dhe statusin e ri të marrëdhënieve me BE-në.
FMN-ja ka paralajmëruar se GDP-ja e Britanisë do të ulet me 0.8 për qind vitin e ardhshëm, nëse ky vend largohet nga BE-ja. /Telegrafi/