Telegrafi

FMN kërkon masa për shpëtimin nga kriza financiare

Reuters njoftoi se FMN-ja angazhohet që Banka Qendrore Evropiane të blejë edhe më shumë letra me vlerë të shteteve anëtare. Në Bruksel mblidhen sot ministrat e financave të shteteve anëtare të Eurozonës së bashku me shefin e Bankës Qendrore Evropiane Jean-Claude Trichet.

Ata do të debatojnë programet më të reja për shpëtimin e vendeve të prekura nga kriza financiare, pas miratimit të paketës për Irlandën.

Këtij vendi i janë lejuar kredi në vlerë prej 85 miliardë eurosh ndërkohë që fondi i shpëtimit aktualisht kap shumën prej 750 miliardë eurosh dhe ka afat përdorimi deri në vitin 2013. /Telegrafi/