Site icon Telegrafi

FMN-ja thotë se Eurozona ka nevojë për norma më të larta të interesit për të ulur inflacionin

Banka Qendrore Evropiane (BQE) duhet të vazhdojë të rrisë normat për të ulur inflacionin në Eurozonë, me qëllim që ndihmoj dhe rregulloj situatën e politikës fiskale.

Kështu ka theksuar Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) duke shtuar se qeveritë e BE-së duhet të pajtohen për reformën që rregullon borxhin e bllokut.

“Politika monetare, duhet të vazhdojë të shtrëngohet, për të ulur inflacionin në përputhje me objektivin e BE-së, në kohën e duhur”, tha FMN në një raport, të cilin ua prezantoi ministrave të financave të Eurozonës dhe BQE-së.

BQE rriti kostot e huamarrjes, në nivelin më të lartë në 22 vjet dhe tha se inflacioni mbetet i lartë, por garantoi një lëvizje tjetër muajin e ardhshëm.

FMN-ja u bëri thirrje qeverive të Eurozonës, që të ndihmojnë BQE-në duke shkurtuar shpenzimet, sepse rritja ekonomike do të jetë modeste këtë vit dhe vitin e ardhshëm, pavarësisht shtrëngimit të kushteve financiare.

“Konsolidimi fiskal, duhet të vazhdojë për të lehtësuar presionet inflacioniste dhe për të rindërtuar hapësirën fiskale”, shtoi FMN-ja.

Po ashtu, FMN-ja u bëri thirrje qeverive të BE-së, të përfundojnë reformën, në vazhdim të rregullave fiskale të bllokut, të cilat u vendosën për të parandaluar huamarrjen e tepërt nga qeveritë. /Telegrafi/

Exit mobile version