Telegrafi

FMN-ja përkohësisht kthehet në Shqipëri

Ministria e Financave e Shqipërisë lajmëroi se një delegacion i FMN-së do të mbërrijë në Tiranë me qëllim që të bëjnë parametra ekonomike rreth buxhetit për vitin e ardhshëm.

FMN-ja kreu misionin e vet në Shqipëri vitin e kaluar, kur me kërkesë të Qeverisë së Sali Berishës u vlerësua se vendi nuk ka më nevojë për ndihmë nga FMN-ja.

Një pjesë e partive politike dhe ekspertëve ekonomikë shqiptarë pas përfundimit të misionit të FMN-së në Shqipëri dërguan kritika deri te Qeveria dhe vlerësuan se vendi kishte nevojë për mision gjatë dy viteve të ardhshme.