Telegrafi

FMN-ja lejon kredi Greqisë 30 miliardë euro

FMN-ja ia lejoi Greqisë linjën kreditore të cilën ky shtet ballkanik i BE-së do të mund ta thithë brenda tre vjetëve të ardhshëm, transmetuan agjencitë e huaja gazetare.

Kjop kredi e FMN-së është pjesë e paketës së vlefshme gjithsej 110 miliardë euro, nga të cilat 80 miliardë do t’i sigurojnë vendet e eurozonës.

Qeveria greke shpreson se me kredinë e FMN-së do të paguajë disa borxhe që do të maturohen (arrijnë për pagesë) më 19 maj.

Nëse shteti nuk do të mund t’i shlyejë këto borxhe, atëherë ai duhet të shpallë paaftësinë paguese