Telegrafi

FMN-ja kontrollon financat e Serbisë

Një delegacion i FMN-së tw hwnwn whstw takuar me përfaqësues qeveritar serbë për t’i evaluar intervenimet e fundit në sferën fiskale, monetare dhe makroekonomike.

Ata do të shqyrtojë buxhetin rrjedhës dhe do ta vëzhgojnë miratimin e të ardhshmit, për vitin 2011. Ky evaluim është i gjashti qëkur huaja fillimisht ishte aprovuar në prill të vitit 2009.

Serbia tashmë tërhoqi thuajse dy miliardë euro nga shuma e aprovuar për t’i përforcuar rezervat devizore dhe për ta ndalur rënien e vazhdueshme të dinarit krahasuar me euron.

Autoritetet janë, gjithashtu, të brengosura edhe për shkallën e inflacionit, i cili u ngjit në thuajse 10 për qind. /Telegrafi/