Telegrafi

FMN-ja kërkon hapa të vendosur

Në një raport të ri, FMN-ja thotë se ka pasur shenja që tregojnë se ka përmirësime.

Raporti thotë, gjithashtu se ka shenja që tregojnë se po ecet drejt rikthimit të besimit.

Mirëpo raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se hapat e deritanishëm kanë qenë të shkëputura dhe janë hedhur si reagim ndaj situatës së krijuar.

Në një parashikim të ri të situatës, FMN-ja thotë se humbjet në shkallë globale si rezultat i aseteve problematike mund të kapin shifrën katër trilion dollarë. /bbc/