Telegrafi

FMN-ja flet pas dy ditësh

Rezultatet e vizitës së delegacionit të FMN-së në Kosovë do të dalin brenda dy ditësh, kanë konfirmuar zyrtarë të FMN-së në Kosovë. Ata nuk kanë dhënë më shumë detaje pasi ky ekskluzivitet i takon vetëm shefit të delegacionit të FMN-së.

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shaini, i kontaktuar nga Telegrafi nuk ka dhënë detaje, ngase, sipas tij, me detaje rreth çështjeve do të dal vetë shefi i delegacionit të FMN-së.
Shahini tha se janë diskutuar çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me buxhetin edhe çështje të tjera.

Raportet në mes FMN-së dhe Qeverisë së Kosovës janë zbehur pas vendimit të kësaj të fundit për t’i rritur rrogat për disa shërbyes civilë prej 30 deri në 50 për qind të rrogës bazë. /Telegrafi/