Telegrafi

FMN i ndan hua për Ukrainën

Rreth 4,5 miliardë dollarë Kievi do të mund t’i marrë menjëherë.

Nga fundi i javës së kaluar Parlamenti i Ukrainës ka miratuar plan për shpëtim ekonomik, për të cilin insistonte FMN-ja para se të miratohet kredia e kërkuar.

Plani i antikrizës parashikon të formohet fond për stabilizim financiar, në të cilin do të hynë të ardhurat nga privatizimi. Fondi do t’u japë hua bankave tregtare dhe ndërmarrjeve, të cilat nuk do të mund t’i rifinancojnë borxhet e tyre me kredite nga jashtë për shkak të krizës financiare globale.

Ukraina u bë shteti i parë, për të cilin do të zhbllokohet ndihma e premtuar e FMN-së për vendet, të cilat ranë në vështirësi për shkak të thellimit drastik të krizës botërore financiare.