Telegrafi

FMN i kushtëzon ndihmat Serbisë me njohjen e pavarësisë së Kosovës

Kështu shkruan gazeta gjermane TagesZeitung e Berlinit, e cila shton se Serbia për të dalë nga kjo krizë ka nevojë për rreth 2 miliardë euro para të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Gazeta shkruan se për t’i dhënë këto para, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kushtëzuar Serbisë ndryshimin e politikës ndaj Kosovës.

Vetëm kur ta njohë pavarësinë e Kosovës, Serbia mund të llogarisë në paratë e Fondit Monetar Ndërkombëtar shkruan gazeta e përmendur gjermane. /RTK/Telegrafi/