Site icon Telegrafi

FMN i kërkon Serbisë, zvogëlimin e pensioneve

Përfaqësuesi i FMN-së në Serbi, Bogdan Lisovolik mendon se nëse ruhet ky nivel pensionesh, atëherë Serbia nuk do të mundë të financojë shpenzimet e larta për pensionet, që për momentin arrijnë në 13 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ai shtoi se në Bashkimin Evropian, vetëm Greqia dhe Italia kanë nivel më të madh shpenzimesh për pensionet nga PBB-ja, krahasuar me Serbinë.

Në qershor, paga mesatare në Serbi ishte rreth 320 euro, ndërsa pensioni mesatar rreth 185 euro. /agjencitë/telegrafi/
 

Exit mobile version