Telegrafi

FMN i jep Ukrainës kredi të reja miliardëshe

Qeveria e presidentit Viktor Janukowitsch nga ana e saj pranoi normat e rrepta të kursimeve të FMN-së. Kësti i parë prej gati dy miliardë eurosh do të jepet menjëherë. Pjesa tjetër do të aprovohet pas verifikimeve, që do të bëhen çdo katër muaj, njoftoi FMN-ja në Washington.

Si kusht qeveria në Kiev, sipas FMN-së, ka pranuar që të ulë deficitin e buxhetit në vitin 2011 në 3.5 të produktit të brendshëm bruto dhe në vitin 2012 në 2.5 %. /dw/