Telegrafi

FMN i aprovoi Rumanisë 904 milionë euro

Me transhën e re, FMN deri tani Rumanisë i ka aprovuar ndihmë prej 12,44 miliardë euro. Sipas marrëveshjes së akorduar në vitin 2009, Bukureshti mund të marrë nga FMN-ja gjithsej 13,46 miliardë euro.

Ndihma është pjesë e pakos financiare për shpëtim të ekonomisë rumune nga pasojat e krizës ekonomike globale, në vlerë prej 20 miliardë euro, ndërsa në të krahas FMN-së me mjete participojnë edhe Banka Botërore dhe BE-ja.

Që ta marrë ndihmën, Rumania u obligua të zbatojë në seri masash restriktive për shkurtimin e të shpenzimeve shtetërore. /MIA/ /Telegrafi/