Site icon Telegrafi

FMN: Fluks kompanish financiare në zonën euro pas Brexit

Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde tha sot në Dublin se Eurozona duhet të jetë e përgatitur për pritjen e një mbërritjeje masive të shoqërive financiare për shkak të Brexit.

“Është thelbësore të reagosh që gjithçka të jetë gati sa i përket rregullimit dhe mbikëqyrjes për fluksin masiv të kompanive financiare”, deklaroi ajo gjatë një konference për monedhën unike europiane.

Deklaratat e Lagarde, e cila zhvilloi një vizitë dyditore në Irlandë, u bënë ndërkohë që mijëra biznesmenë dyshojnë gjithnjë e më shumë për një dështim të negociatave mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian. /Telegrafi/

Exit mobile version