Telegrafi

FMN, Evropa Lindore duhet ta përdorë euron

Kjo theksohet në raportin e besueshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilin sot e publikoi gazeta "Financial Times".

FMN-ja pohon se "evropianizimi" i tillë do të ishte mënyra më e mirë që të zgjidhet problemi i borxhit të jashtëm të këtyre shteteve, si dhe të rivendoset besimi në sistemin e tyre financiar.

"Pa zbatimin e një hapi të tillë, këto shtete do të përballen me demosdoshmërinë e masave drastike stabilizuese kundër të cilave shpesh herë paraqitet rezistencë e madhe politike", thuhet në raportin e FMN-së.

Sipas llogaritjeve të FMN-së, për stabilizimin e këtij rajoni, në të cilin kyçet edhe Turqia, do të nevojiten 186 miliardë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme.

Për dallim nga Bashkimi Evropian, i cili vendosi për qasje të caktuar ndaj secilit shtet, FMN-ja përpiqet për politikë rajonale.