Telegrafi

FMN: Ekonomia italiane, në rënie deri në 2010

Në një raport për ekonominë italiane parashikohet që prodhimi i brendshëm do të tkurret me 2,1 përqind në 2009 dhe 0,1 përqind një vit më pas. Borxhi do të arrijë në 108,2 përqind, duke i ofruar qeverisë një hapësirë të kufizuar veprimi për të përballuar krizën globale.

FMN parashikon se rimëkëmbja do të jetë e dobët dhe e ngadaltë për shkak të mungesës së konkurrencës dhe hapësirës së kufizuar për një përgjigje fiskale.