Telegrafi

FMN: Ekonomia globale, në recesionin e madh

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, gjatë një fjalimi në Dar es Salaam të Tanzanise.

Aty janë mbledhur ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të 53 vendeve afrikane, për gjetjen e strategjisë antikrizë për kontinentin.

“Bota ka hyre në recesion”, ka thënë Strauss-Kahn. Sipas tij, FMN pret që rritja ekonomike të zvogëlohet nën zero këtë vit, ç’ka përbën edhe situatën më të vështirë.

“Përkeqësimi i situatës financiare globale, e kombinuar me rënien e konsumeve dhe të besimit tek ndërmarrjet, kanë ulur kërkesën globale.

FMN paralajmëron edhe se bankat rrezikojnë të përballen me humbje të tjera, pasi nuk janë zbuluar ende të gjitha aktivitetet që ndodhen në rrezik. Shume vende, mes të cilave ato anëtare të BE-së, kanë kërkuar dyfishimin e fondit të FMN-së për krizën, duke e rritur nga 250 me 500 miliardë dollarë. /tch/