Telegrafi

FMN: Ekonomia globale do të tkurret për herë të parë në 60 vjet

Në studimin e publikuar dje, zyrtarët e FMN-së, huadhënësit global, thonë se ekonomia botërore mund të tkurret deri në 1 për qind. Në studim thuhet se ekonomitë e zhvilluara do të pësojnë një recesion të thellë: ekonomia amerikane do të bjerë me 2,6 për qind në vit dhe ekonomia e Japonisë do të bjerë ndjeshëm, me 5,8 për qind.

Ndërkohë, dje pati lajme të tjera shkurajuese në SHBA, që është ekonomia më e madhe e botës. Deprtamenti i Punës tha se numri i punonjësve amerikanë që marrin përfitimet e papunësisë u rrit javën e kaluar, duke kapur shifrën rekord të 5,5 milionë njerëzve.

Rritja e kësaj shifre tregon se tani njerëzve i duhet një kohë më e gjatë për të gjetur punë, pasi e kanë humbur atë. /voa/