Telegrafi

FMN: Ekonomia botërore do të dobësohet

FMN-ja ka parashikuar që rimëkëmbja ekonomike botërore do të dobësohet. Duke raportuar përmes një letre drejtuar vendeve të G 20, drejtuesit e FMN-së bëjnë me dije se rimëkëmbja ekonomike botërore do të dobësohet deri në fund të këtij viti dhe gjysmës së parë të vitit 2011.

“Sipas vlerësimeve tona, rimëkëmbja ekonomike do të vazhdojë, por me një dobësim të caktuar në gjysmën e dytë të 2010, e cila do të vazhdojë e dhe në gjysmën e parë të vitit 2011”, thuhet në deklaratën e FMN-së. /Telegrafi/