Përmbushja e kritereve dhe masat që Qeveria i ka ndërmarr ka bërë që Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar Kosovës t’i mundësojë qasje në 100 milionë euro financim direkt buxhetor.
Vendimi i Bordit të FMN-së, është bërë i ditur sot nga shefi i FMN-së në Kosovë, ministri i Financave dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës.
Ruud Vermeulen ,shefi i FMN-së në Kosovë, ka përmendur kriteret të cilat Kosova i ka plotësuar dhe ka arritur që të rimbursojë edhe 100 milionë euro, të cilat janë të destinuara si të hyra buxhetore.
“Dje bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, përfundoi rishikimin e dytë dhe të tretë të programit që do të thotë kanë vlerësuar si të kënaqshme përmbushjen e kërkesave dhe kanë lëshuar disbursimin e rreth 100 milionë euro. Që sjell gjithsej rimbursimin me rreth 172 milionë euro nga gjithsej rreth 184 milionë euro….Rritja në Kosovë ka qenë e mirë. Në krahasim me vendet tjera në rajon, por një rritje më e madhe do të duhet për ta ulur papunësisë …Ne po shohim që ka një rimëkëmbje të vazhdueshme të një rritje të ekonomisë 3.5 për qind vitin e kaluar ..Këtë vit presin 3 deri në 4 për qind rritje ekonomike që është mbi mesataren e vendeve të rajonit…Kosova duhet të largohet nga ekonomia e nxitur për rritje ekonomike nga remitencat i duhet një ekonomi e nxitur brenda vendit që është qëllim më afatgjatë….Performanca fiskale në Kosovë ka qenë shumë e fortë por është kritike qenë periudhën në vijim të jemi më vigjilent sidomos në prag të zgjedhjeve të reja….Një pikë tjetër e rëndësishme që duhet pasur parasysh është që skema e asistencës sociale duhet të dizajnohet sepse kjo aktualja nuk është adekuate “, tha Vermeulen.
Ai ka theksuar se programi është i fokusuar në fuqizimin e prokurimit publik, me qëllim që kjo të krijojë një ambient konkurrues për të gjithë. Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka përmendur kriteret të cilat kanë sjell aprovimin e suksesshme të rishikimit të dytë dhe të tretë të programit nga Bordi i FMN-së.
Ai ka përmendur një varg ligjesh, të cilat kanë qenë obligative për përmbushjen e programit me FMN-në.
“Në shkurt të vitit 2016, Kuvendi i Kosovës me propozim të Qeverisë ka emëruar anëtarët e bordit të OSHP-së, vende që kanë qenë të zbrazëta në këtë bord. Po ashtu Kuvendi i Kosovës ka bërë të mundur ndryshimin e ligjit për veteranët e luftës . Për të adresuar disa çështje të ngritura për të bërë këtë skemë të qëndrueshme në afat të gjatë. Qeveria pret që sot të pranoj disbursimin nga FMN me vlerë që është afër 100 milionë euro. Kur i shtohen edhe 72 milionë euro që i kemi pranuar me rastin e rishikimit të parë me aprovim të programit kjo e çon krejt mbështetjen deri tash nga FMN në 172 milionë euro”, tha Hoti.
Po ashtu ai ka përmendur edhe procesin e prokurimit elektronik i cili tashmë është funksionalizuar.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, ka përmendur të arriturat në sektorin financiar duke i cilësuar si pozitive perfomancën e bankave në depozita dhe kredi.
“Rritja e kreditimit në vitin e kaluar për herë të parë e kalon shifrën 10 për qind. Del se kreditimi është një prej faktorëve të rëndësishëm në rritjen ekonomike në vend. Gjithashtu kemi pasur edhe rritje të depozitave për mbi 8.4 për qind , kreditë jo përformuese kanë shënuar nivelin më të ulët pesë viteve të fundit që në fund të vitit 2016 kanë qenë 4.8 për qind dhe janë mjetet të provizioneve”, tha Hamza.
Ai po ashtu tha se një numër i kufizuar i kompanive të sigurimeve ka afat deri në fund të vitit dhe shpreson që do të reflektojnë dhe të vijnë në përputhje me kërkesat që dalin nga FMN siç është edhe çështja e tatimit të tyre dhe kjo sipas tij pritet të bëhet në bashkëpunim dhe përkrahje të FMN-së.
Kriteret të cilat Qeveria, duhet t’i arrij në mënyra që të përmbyll rishikimin e katërt të programit që pritet të jetë në mesin e këtij viti. /Telegrafi/