Telegrafi

FMN e gashtme t’i kreditojë vendet e prekura nga kriza financiare

FMN-ja tashmë ka dërguar mision në Islandë, ku Qeveria e ndërmori kotrollin mbi bankat më të mëdha në vend.

Drejtori ekzekutiv i FMN-së, Dominik Stros-Kan deklaroi se janë aktivizuar procedurat e shpejta që të mundet Fondi shpejt të reagojë ndaj krizës.

"FMN-ja është e gatshme të përgjigjet ndaj të gjitha nevojave të vendeve, të cilat kanë probleme".

Mekanizmi për financim të FMN-së është krijuar në vitin 1995, si mënyrë për miratim të përshpejtuar të kredive të vendeve që ballafaqohen me probleme financiare.

Kjo për herë të parë është shfrytëzuar në vitin 1997 që t’u ndihmohet Tajlandit, Indonezisë dhe Koresë Jugore gjatë krizës aziatike.