Telegrafi

FMN do t`i ndajë Ukrainës hua prej 16,5 miliardë dollarëve

Këtë mbrëmë e lajmëroi drejtori i përgjithshëm i FMN-së, Dominik Stros-Kan, sipas të cilit, komiteti ekzekutiv i FMN-së do të prononcohet për huanë pasi të bëhen ndryshimet ligjore, që kanë të bëjnë me bankat në vend.

Kumtesa për huanë mbërrin në momentin kur Ukraina, e drejtuar para krizës likuiduese dhe rrëzimit të çmimit të çelikut, duhet të përballet me probleme serioze politike, që mund të rezultojnë me zgjedhje të parakohshme në dhjetor.

Huaja do të jetë në formë të stend baj marrëveshjes për 24 muaj. Kjo procedurë i jep mundësi vendit anëtar të thithë nga llogaria e resurseve të përbashkëta të Fondit, që të arrihet disbalans i përkohshëm i financave.