Telegrafi

FMN do të vazhdojë ti ndihmojë vendet e goditura nga kriza financiare

Strauss Kahn sqaroi edhe për qëllimin e Fondit të ndërmarrë, gjatë muajve të ardhshëm, për shkak të eliminimit të krizës ekonomike, masa të ndryshme që sa më shpejtë të arrihen kushtet për stabilizimin e ekonomisë botërore dhe kthimin e ekonomisë gloable në gjendje të zhvillimit, të publikuar në Internet faqen e FMN-së.

Ekspertët e Fondit në prill kanë potencuar se sivjet, në ekonominë globale mund të pritet rritje e parë negative pas përfundimit të Luftës së dytë botërore.

Fondi, duke e pasur parasysh intenzitetin dhe kohëzgjatjen e krizës ekonomike, "do t’i përforcojë masat për vendosjen e sistemit të mbrojtjes globale financiare, do t’i zmadhojë mjetet për miratimin e huave stabilizuese në kushte të volitshme, do t’u japë kredi të lira vendeve me të ardhura të ulëta devizore dhe do ta përforcojë ndjekjen dhe kontrollin e zbatimit të programeve ekonomike të kontraktuara me FMN-në", deklaroi Strauss Kahn.

Ai si masë pozitive e vlerësoi pajtueshmërinë e arritur paraprakisht, që Fondi ta ndajë limitin për miratimin e huave të volitshme për vendet të cilat kanë të ardhura të ulëta.

Gjatë javës së ardhshme Këshilli ekzekutiv i FMN-së duhet ta shqyrtojë mundësinë për kreditim plotësues të shteteve-anëtare me të ardhura të ulëta.

FMN-ja nga vjeshta e kaluar u ka miratuar hua një grupi prej njëzet vendeve të rrezikuara me vlerë të përgjithshme prej afërsisht 180 miliardë dollarëve, por llogaritet se ato kredi, për shkak zgjatjes së vazhduar të periudhës së krizës, në fund do të jenë shumë më të mëdha. /mia/