Telegrafi

FMN do të ketë më shumë influencë në politikën monetare

Një rekomandim konkret për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale për kursin e ndryshimit që artificialisht mbahet i ulët megjithatë nuk u dha në mbyllje të takimit vjetor të FMN-së në Uashington.

Në muajt e ardhshëm do të duhet të shqyrtohen edhe më tej propozimet, thuhet më tej nga ky forum.

Ministri i Finanacave i SHBA-së Timothy Geithner tha se një reformë e vërtetë e kontrollit të cilën FMN e ushtron për politikën monetare në vende të veçanta është një nga sfidat më të rëndësishme për organizatën. /Dw/Telegrafi/