Telegrafi

FMN: Borxhi botëror më keq se përpara krizës financiare

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëron se të gjitha ekonomitë duken të prekshme pasi normat e ulëta të interesit çojnë në borxhe me vlerë 225 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) botëror në vitin 2016, 12 pikë mbi nivelin e mëparshëm të arritur në vitin 2009.

“Ekonomia botërore është zhytur më thellë në borxh se përpara krizës financiare dhe vendet duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të përmirësuar financat e tyre para rënies së ardhshme”, tha FMN në raportin për zhvillim, përcjell Telegrafi.

Kina ishte përgjegjëse për pjesën më të madhe të rritjes së borxhit, por vuri në dukje se vendet e zhvilluara, ato në zhvillim dhe vendet me të ardhura të ulëta, tani dukeshin të pambrojtura.

Sipas FMN-së, rritja në ekonominë botërore pritet të jetë 3.9 për qind në të dyja vitet 2018 dhe 2019, por FMN mendon se performanca më e mirë se ç’është parashikuar, nuk do të zgjasë dhe se vendet që reduktojnë deficitet buxhetore tani do të vendosen më mirë kur të arrijnë më shumë kohë.

Lexo po ashtu Rritja ekonomike e Kosovës, FMN: 4.0% në 2018

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës, që pritet të zgjerohet me 4 për qind, Shqipëria do të ketë normën më të lartë të rritjes.

Më pas renditen Bosnja dhe Hercegovina me 3.2 për qind, Maqedonia me 3 për qind, Mali i Zi me 2.4 për qind dhe Serbia me 3.5 për qind. /Telegrafi/