Telegrafi

FMN 480 milionë euro kredi për Maqedoninë

Linja kreditore është me kohëzgjatje prej dy vitesh. Në vitin e parë do të jenë të kapshëm 400 milionë euro, me 80 milionë plotësues në vitin e dytë.

Kjo u jep siguri vendeve se nëse përballen me zhvillime negative, ato do të kenë mjete të mjaftueshme të cilat do të mund t’i tërheqin për të ruajtur stabilitetin.

Kontraktimi i linjës kreditore ndihmon edhe në përforcimin e besimit dhe mundëson qasje më të lehtë deri tek mjetet e tregjeve të kapitalit.

Krahas sigurisë, dobia nga kjo linjë kreditore është edhe dërgimi i sinjalit për investuesit, se FMN-ja beson në cilësinë e politikave ekonomike dhe kjo mund të ndihmojë në procesin e emetimit të euro-obligacionit, përkatësisht të ulë çmimin e tij.

Mjetet janë të dedikuara si variante rezervë kur vendi do të kishte nevojë, ndërkaq nuk mundet në mënyrë tjetër të sigurojë financim. Mjetet, kur do të tërhiqeshin, do të përdoren për të gjitha nevojat buxhetore.

Sipas kushteve të linjës kreditore për kujdesshmëri, nevojitet të kryhet kontroll në çdo gjashtë muaj, në mënyrë që të mund të ripërtërihet linja kreditore.

Qëllimi i kontrolleve të këtilla është të konfirmojnë vazhdimësinë e politikave të shëndosha të autoriteteve. Nuk ekzistojnë kritere apo pikëpamje strukturore për ekzekutim siç janë në “stand by” aranzhmanet standarde, pasi është e dizajnuar që të japë siguri. /Telegrafi/