Telegrafi

FMN: 400 milionë dollarë kredi Maqedonisë

Oferta i është bërë ministrit maqedonas të Financave, Zoran Stavreski, i cili ndodhet për një vizitë në Uashington.

Sipas Stavreskit, oferta është shumë e volitshme pasi ka një përqindje të ulët interesi, konkretisht 1.3 për qind në vit.

"Bëhet fjalë për një kredi, të cilën Maqedonia mund ta shfrytëzojë duke qenë se ka një kamatë jashtëzakonisht të volitshme prej 1.3 për qind", ka pohuar Stavreski.

Ministri ka shtuar se Maqedonia ka mundësi ta marrë këtë kredi duke pasur parasysh politikat cilësore ekonomike. /Telegrafi/