Pas festimeve të fundit të Buzmit, ku janë përfshirë më shumë se 7000 nxënës, Forumi për Maqedoni Demokratike (FMD) reagon the thotë se sipas Kushtetutës, Maqedonia është shtet sekular, sovran, i pavarura, qytetar dhe demokratik.
Sipas tyre, asnjë isntitucion fetar nuk ka monopol dhe të drejtë të imponojë qëndrime rreth traditës historike-kulturore, dhe se për këtë qëllim të përdoret logjistikë, mbështetje financiare dhe politike nga institucionet shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
FMD-ja pret nga secila qeverisje, e tanishme dhe e ardhme, që të respektojnë Kushtetutën dhe karakterin sekular të shtetit./Telegrafi/