Site icon Telegrafi

Flynn refuzon të bashkëpunojë me Senatin për hetimin për lidhjet me Rusinë

File Photo: Retired Army Lt. Gen. Michael Flynn, then-incoming White House national security adviser, speaks at the U.S. Institute of Peace "2017 Passing the Baton" conference in Washington, U.S., January 10, 2017. REUTERS/Yuri Gripas/File Photo

Michael Flynn, ish-këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, i cili qe shkarkuar pasi kishte keqinformuar nënpresidentin amerikan për kontaktet e tij me zyrtarët rusë, ka refuzuar t’ia dorëzojë disa dokumente Komitetit të Kongresit që po heton ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016.

Vendimi i Flynn është njoftuar përmes një letre në Komisionin e Inteligjencës të Senatit, duke i shtuar kështu edhe më shumë paqartësi ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë, në kohën kur Byroja Federale e Hetimeve FBI është duke vazhduar hetimin mbi bashkëpunëtorët e Trumpit.

Komiteti i Senatit ka kërkuar nga Flynn të dorëzojë emaile dhe dokumente të tjera, që ndërlidhen me lidhjet e dyshuara me Rusinë.

Por avokati i zotit Flynn ka thënë se klienti i tij nuk do të bëjë një gjë të tillë, duke u thirrur në të drejtën e tij ligjore kushtetuese, për të mos dëshmuar kundër vetes së tij.

Anëtarët e Komitetit të Senatit, përmes një deklarate kanë thënë se janë të dëshpëruar me vendimin e tij që të mos bashkëpunojë mbi hetimin.

Flyn është nën hetim për lidhjet e dyshuara me zyrtarët rusë.

Exit mobile version