Ish-këshilltari amerikan i sigurimit kombëtar, Michael Flynn do t’i dorëzojë komitetit të Senatit dokumentet që hetojnë lidhjet e tij me Rusinë.
Sipas një raporti të gazetës ”Washington Post”, avokatët e Flynn e kanë siguruar komitetin se dokumentet do të dorëzohen deri më 6 qershor.
Flynn më herët kishte njoftuar se do të përdorte amendamentin e pestë, i cili të jep të drejtën për të heshtur dhe shmangur vetinkriminimin.
Gjithashtu , kontaktet e Flynn me rusët janë në qendër të hetimeve për lidhjet e mundshme midis fushatës së Presidentit Donald Trump dhe qeverisë ruse, që sipas zyrtarëve të lartë mund të kenë influencuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.