Telegrafi

Flyer, tableti i ri nga HTC

Për më shumë, kjo faqe thotë se HTC Flyer do të jetë një tablet i bazuar në Android 2.3 Gingerbread.

Kjo informatë e cila ende nuk është bërë zyrtare nga HTC na bën të kuptojmë që HTC Flyer do të jetë një version i zmadhuar i telefonit HTC Desire, dhe se tabletët e rinj të kësaj kompanie e cila do t’i bazojë ata në sistemin operativ Android, do të jenë të lidhur me operatorë të caktuar mobil në botë.

DigiTimes thotë se deri sa të bëhet gati për treg, HTC Flyer do të ketë versionin e fundit të Android, atë 3.0 Honeycomb.

Sipas këtyre burimeve thuhet se HTC Flyer do të lansohet fillimisht në SHBA, dhe se kjo do të ndodhë gjatë muajit mars të këtij viti, ndërsa më pas do të pasojnë edhe prezantimet tjera në tregun e Evropës, të cilat do të ndodhin gjatë muajit prill. / Telegrafi /