Telegrafi

“Fluturon” euro, BSH paralajmëron rreziqet

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se janë dhënë nga bankat private rreth 174.8 miliardë lekë kredi në valutë, kur të ardhurat e kreditorëve janë në lekë. Pjesa dërrmuese (rreth 90 për qind) është dhënë kredi në euro dhe pjesa tjetër në dollarë.

Sakaq, monedha europiane kapërceu dje rekordin, pasi kaloi mbi 143 lekë gjatë mesditës, dhe më pas ra nën 142 lekë, por duke mbetur në rrezen e rrezikut.

Nëse për një këst kredie prej 300 eurosh në muaj individi paguante para dy vjetësh 41 100 lekë, sot ai paguan 42 700 mijë lekë, ose 4 për qind më shumë. Akoma e më keq rezulton situata për individët që kanë marrë kredi 5 vjet më parë dhe kanë edhe 5 vite të tjera për të paguar. Më 20 prill 2006, sipas BSH-së, euro shitej për 122 lekë, që do të thotë se për këstin 300 euro, individi paguan 10 mijë lekë (të reja) më tepër, ose gati 24 për qind më shumë. /Telegrafi/