Site icon Telegrafi

Fluturoi në sallonin e ondulimit me auto dhe fitoi një frizurë të re

Sipas zyrtarëve të policisë, Marion Zock, po parkonte automobilin e saj Ford Fusion para sallonit, kur gabimisht shkeli pedalin e gazit në vend të frenit dhe fluturoi drejt e në sallonin e ondulimit.

Në këtë fatkeqësi janë lënduar dy punëtorë të sallonit, por për fat ishin lëndime të lehta trupore dhe ata menjëherë u kthyen në punë. Zock, e cila është kliente e rregullt në këtë sallon i tha mediave se ndjehet shumë keq për fatkeqësinë e shkaktuar.

Frizeri, i cili punon në këtë sallon, tha se gjithçka u duk si një eksplodim i madh, por ata nuk e mbyllën sallonin pas aksidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version