Telegrafi

Fluturoi 26 kilometra i kapur për 100 balona me helium (Video)

Tom Morgan ia ka dalë të fluturonte në Johannesburg të Afrikës së Jugut, i kapur për 100 balona me helium.

Pasi dështoi dy herë, 38-vjeçari kreu provën e tretë me sukses, duke përmbushur ëndrrën që kishte pasur gjithmonë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund të shihni përgatitjet që janë bërë, derisa ai u ngjit në ajër duke lëvizur deri në 2.5 kilometra lartësi.

Ky projekt që është realizuar nën kujdesin e profesionistëve, nuk i rekomandohet të provohet nga askush sepse mund të përfundojë me komplikime të ndryshme. /Telegrafi/