Një fluturim Tiranë-Hamburg ka devijuar nga itinerari i tij dhe ka zbritur në Vjenë.
Sipas Vox News Albania, fillimisht, arsyet e devijimit të tij ishin të paqarta.
Mirëpo, pasagjerët më vonë njoftuan se ishin mirë dhe vunë re se një gruaje të re shtatzënë i shpërthyen ujërat dhe ajo u detyrua të lindte në Vjenë, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë momenti i lindjes ka qenë një situatë e papritur, por e menaxhuar me sukses.
Fatmirësisht nëna dhe fëmija janë mirë dhe ngjarja ka përfunduar pa komplikime.
Kjo u konfirmua edhe në seksionin e komenteve në rrjete sociale, nga vetë pasagjerët e fluturimit.
Aeroplani më pas vazhdoi udhëtimin për në Hamburg pas uljes emergjente në Vjenë. /Telegrafi/
@joqalbania04 #viralvideo #viraltiktok #albaniangirl #shqipelondres #bermingham🇬🇧 #loveyou #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍viral #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍🇽🇰 #shqipet_ne_london ♬ Ameno hatsune miku – Hybrid theorist